Festimet me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar në Maqedoni

  • Isak Ramadani
    Zëri Amerikës

Festimet me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar në Maqedoni

Në qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni, po kremtohet 28 Nëntori si Dita e flamurit kombëtar shqiptar. Janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore, ndërkohë që komuna e Çairit në Shkup ka firmosur një dokument për fillimin e punimeve në sheshin Skënderbe.