FMN miraton hua të re për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një hua të re prej 36 miliardë dollarësh për Greqinë, megjithë rezervat për masat ekonomike të lidhura me një hua të mëparshme.

Bordi i FMN-së miratoi sot një propozim të drejtores së Fondit, Christine Lagarde për fondet e reja. Ajo tha javën e kaluar se huaja e FMN-së do të ishte një pasqyrim i “vendosmërisë së agjencisë për të vazhduar angazhimin” në ndihmë të qeverisë së Athinës për të zgjidhur problemet ekonomike dhe për të përmirësuar gradualisht shanset ekonomike të Greqisë.

Huaja e FMN-së vjen pas një marrëveshje të kohëve të fundit nga fqinjët evropianë të Greqisë për një paketë shpëtimi 170 miliardë dollarëshe, e dyta brenda dy vjetësh dhe falja e një shume 142 miliardë dollarëshe huaje nga kreditorët të cilëve Greqia u detyrohej.