Të paktën 2 veta u vranë në luftimet e ashpëra, që janë zhvilluar sot në Jemen mes forcave besnike të Presidentit Ali Abdullah Saleh dhe fiseve të armatosura që mbajnë anën e opozitës. Dëshmitarët thanë se luftimet shpërthyen sot në mëngjes në disa zona të kryeqytetit Sana.
Luftimet janë shkallëzuar gjatë dy javëve të fundit. Dje forcat fisnore anti-qeveritare qëlluan me armë dhe rrëzuan një avion luftarak qeveritar pranë kryeqytetit. Ministri i Jashtëm jemenas fajësoi për trazirat refuzimin e opozitës për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2006-ës.