Kardinali Maisner vlerëson përparimin e bërë në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo
    Zëri Amerikës

Kardinali Maisner vlerëson përparimin e bërë në Shqipëri

Kryepeshkopi i Kelnit, Kardinali Joakim Maisner ishte në Shkodër, ku udhëhoqi një meshë të shenjtë dhe vlerësoi përparimin e bërë në Shqipëri vitet e fundit. Për Kardinalin Maisner kjo është vizita e dytë në Shqipëri. 18 vite më parë, ai vizitoi Shqipërinë paskomuniste, së bashku me Papa Gjon Palin e Dytë, me c'rast, Ati i Shenjtë shuguroi edhe 4 ipeshkvijtë e parë shqiptarë të periudhës paskomuniste.