OKB, kritika ndaj Kinës për shtypjen e disidentëve

  • Zëri Amerikës

OKB, kritika ndaj Kinës për shtypjen e disidentëve

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar Kinën për atë që e quajtën “shtypje të rëndë të desidentëve”.

Komenti u bë sot nga zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Njeriut. Në të thuhej se shtypja ndaj kundërshtarëve politikë duket si një përpjekje e qëllimshme për të frikësuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Kina dënoi shkrimtarin dhe akitivistin e të drejtave të njeriut Li Tie deri në 10 vjet burg këtë vit pasi shkroi një seri artikujsh që u bënin thirrje qytetarëve që të mbrojnë të drejtat e tyre. Një i afërt i tij tha se Li u gjend fajtor për “armiqësi ndaj shtetit”.

Sipas Kombeve të Bahskuara, Li është desidenti i katërt që nga dhjetori që dënohet me burg për një periudhë të gjatë kohore.

Në dhjetor, gjykatat kineze i dhanë një dënim 9 vjet burg një aktivisti veteran të demokracisë Chen Wei dhe burgosën aktivistin tjetër Chen Xi me 10 vjet burg pasi ata postuan shkrime në internet që sipas qeverisë ishin armiqësorë.