Inaugurohet ambasada e Maqedonisë në Kosovë

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Inaugurohet ambasada e Maqedonisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Antonio Milloshovski tha sot në Prishtinë se vendi i tij e mbështet tërësinë territoriale të Kosovës dhe do t’i ndihmojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Zoti Milloshovski i cili morri pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, tha se kjo ngjarje është konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore. Maqedonia e njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit të kaluar, por çështja e shënimit të kufirit me Kosovën kishte vonuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.