Kosovë, fillon zbatimin plani për pikat e kalimit në veri

Kosovë, fillon zbatimin plani për pikat e kalimit në veri

Policia e Kosovës filloi sot zbatimin e një plani për forcimin e kontrollit në dy pika kufitare veriore me Serbinë, të cilat ishin jashtë kontrollit të tyre që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Por, zyrtarët e policisë nuk komentuan nëse kjo është pjesë e strategjisë së autoriteteve vendase e ndërkombëtare në Prishtinë për integrimin e veriut të banuar me shumicë serbe. Po sot, forcat paqeruajtëse të NATO-s filluan një stërvitje në gjithë Kosovën në funksion të siç thuhet, shtimit të gatishmërisë për tu përballur me çdo sfidë ndaj sigurisë që mund të paraqitet në vend.