Thaçi dhe De Kermabon kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi

  • Leonat Shehu

Thaçi dhe De Kermabon kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi

Zyrtarë të lartë vendas e ndërkombëtarë në Prishtinë shprehën sot përkushtimin e për mbështetje të fuqishme për sistemin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, por u zotuan po ashtu për mosndërhyrje politike. Komentet u bënë gjatë një vizitë ne prokurorinë e posaçme të vendit, në kuadër të së cilës është themeluar një forcë e veçantë për luftën kundër korrupsionit.