Italia thotë se 4 gazetarë italianë janë liruar në Libi një ditë mbasi u rrëmbyen nga njerëz që u cilësuan si besnikë të udhëheqësit Moamar Gadafi.
Ministria e jashtme e Libisë konfirmoi lirimin e tyre sot, por nuk dha hollësi të tjera.
Dy nga gazetarët e rrëmbyer punojnë për gazetën milaneze Corriere dela Sera, një për gazetën La stampa dhe një për botimet katolike Avvenire.
Shoferi i gazetarëve u vra gjatë rrëmbimit, dje në një rrugë mes qytetit perëndimor Zawija dhe kryeqytetit Tripoli.
Ky rrëmbim ndodhi vetëm pak orë mbasi u liruan 35 gazetarët e huaj që mbaheshin prej 4 ditësh nga forcat e Gadafit në hotelin Rixos të Tripolit.