Ligjvënësi Uiner deklaron se do të kërkojë ndihmë të specializuar

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësi Uiner deklaron se do të kërkojë ndihmë të specializuar

Ligjvënësi amerikan Anthoni Uiner thotë se do të regjistrohet në një klinikë mjekimi, pasi udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve i bënë thirrje të japë dorëheqjen pas skandalit të mesazheve elektronike seksuale.

Një ndihmës i ligjvënësit tha dje se zoti Uiner kishte kërkuar leje nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe synonte të kërkonte trajtim mjekësor, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Më parë dje, udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nensi Pelozi tha se ligjvënësi Uiner kishte nevojë për ndihmë të specializuar dhe se duhet ta kërkonte këtë ndihmë pa pasur mbi vete trysninë e punës së anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.