Protesta me rastin e 1 Majit në Kosovë

  • Leonat Shehu

Protesta me rastin e 1 Majit në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Punës është shënuar me protesta edhe në Kosovë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura shtroi një numër kërkesash para institucioneve të vendit për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve dhe krijimin e vendeve të punës për qindra mijëra të papunë. Qeveria e vendit ndërkaq ka miratuar projektligjin e punës, që është edhe një nga kërkesat kryesore të organizatave sindikaliste në vend.