Haiti, Republika Domenikane përgatiten për Stuhinë Emili

  • Zëri Amerikës

Haiti, Republika Domenikane përgatiten për Stuhinë Emili

Qindra mijëra haitianë që po jetojnë nëpër kampe po përgatiten për rreshjet e rrëmbyeshme si dhe shkarjet e mundshme të dheut e përmbytjet që mund të sjellë stuhia tropikale Emili.

Ata jetojnë në këto kampe që nga tërmeti shkatërrimtar i vitit të kaluar që goditi Haitin.

Stuhia ka sjellë shira të rrëmbyer në ishullin e Hispanolës, i cili ndahet mes Haitit dhe Republikës Domenikane.

Emili po sjell erëra me shpejtësi deri në 90 km në orë.

Qendra e Uraganëve në Majami thotë se stuhia Emili mund të sjellë deri në 50 cm rreshje në Haiti dhe Republikën Domenikane, gjë që rrezikon të shkaktojë përmbytje, ose shkarje të dheut.