Natë e madhe për çiftin e muzikës kantri Miranda Lambert dhe Blake Shelton

  • Zëri Amerikës

Natë e madhe për çiftin e muzikës kantri Miranda Lambert dhe Blake Shelton

Mbrëmë ishte një natë e madhe për çiftin e muzikës kantri Miranda Lambert dhe Blake Shelton. Ata morën pesë çmime në ceremoninë e 44 të çmimeve të shoqatës së muzikës kantri. Lambert fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit me Revolution, atë të vokalistes më të mirë dhe vidios muzikore më të mirë. I fejuari i saj shelton fitoi çmimin si vokalisti më i mirë dhe shfaqjen më të mirë të vitit për fuetin e tij me Trace Adkins, Hillbilly Bone. Fitues tjetër i një çmimi të madh ishte presantuesi i ceremonisë Brad Paisley që u cilësua si interpretuesi më i mirë i vitit pasi konkuroi për pesë vjetë në këtë kategori. Lady Antebellum mori trofenë për këngën më të mirë të vitit. Ceremonia kishte shumë interpretime ku spikati ajo e aktores Gwyneth Paltrow me kolonën zanore të filmit të saj County Song e cila bëri që audienca të ngrihej dhe të brohoriste. Gjithashtu këngëtarja Sheryl Crow dhe Miranda Lambert interpretuan këngën Coal Miner’s Daughter për nder të këngëtares veterane Loreta Lyn.