Presidenti Barak Obama emëroi drejtuesin e kompanisë Intel, Paul Otellini, një nga kritikët e tij në komisionin këshillues, që përpiqet të gjejë mënyra për ta bërë ekonominë amerikane më konkurrente.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti do të emërojë shefin ekzekutiv të Intelit në këshillin e ngritur kohët e fundit për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur konkurrencën.
Në shtator zoti Otellini kritikoi mënyrën sesi administrata po zgjidh rimëkëmbjen ekonomike. Ai po e shoqëron sot zotin Obama në një turne në uzinën e kompanisë Intel në Oregon.
Presidenti do të bëjë komente dhe thirrje për investime më të mëdha në arsim dhe në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Presidenti ka bërë thirrje për këto investime në mënyrë që amerika të ecë përpara dhe të fitojë të ardhmen.
Presidenti u takua dje me 12 drejtuesit kryesor të teknologjisë për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit mes qeverisë dhe biznesit.
Midis pjesëmarrësje në takimin në Kaliforni ishin krijuesi i faqes Facebook Mark Zuckerber, shefi i Google Eric Schmidt dhe Steve Jobs themeluesi i kompanisë Apple.
Zoti Obama u takua me ta në një rezidencë private në San Francisco. Takimi nuk ishte i hapur për gazetarët.