Presidenti Obama i quajti “fyese” dhe “plot urrejtje” komentet Ahmadinexhadit në OKB

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama i quajti “fyese” dhe “plot urrejtje” komentet e Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Udhëheqësi iranian tha se “shumica e njerëzve në botë” besojnë se qeveria amerikane ishte përgjegjëse për sulmet më 2001. Ai tha se ishin kryesisht zyrtarët e qeverisë amerikane ata që besuan se një grup terrorist ishte përgjegjës për sulmet në Nju Jork dhe Pentagon.

Zoti Obama i tha shërbimit në gjuhën perse të BBC-së se ishte veçanërisht fyese që zoti Ahmedinezhad i bënte këto komente në Nju Jork, jo shumë larg vendit ku ndodhën sulmet.

Shtetet e Bashkuara dhe delegacione të tjera perëndimore braktisën sallën dje gjatë fjalimit të zotit Ahmedinexhad para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Udhëheqësi iranian tha gjithashtu se disa njerëz “brenda qeverisë amerikane” mund të kenë orkestruar sulmet me synimin për të ndaluar rënien ekonomike amerikane dhe për të shpëtuar Izraelin.