Franca dënon 13 ish zyrtarë të administratës së Pinoçetit

  • Zëri Amerikës

Franca dënon 13 ish zyrtarë të administratës së Pinoçetit

Një gjykatë franceze ka dënuar 13 zyrtarë që shërbyen nën udhëheqjen e dikatorit ushtarak kilian, Augusto Pinochet, për rolin e tyre në zhdukjen e katër shtetasve francez në vitet 1970-të.

Gjykata parisiane dënoi sot dy nga ish zyrtarët me burgim të përjetshëm. Një u gjet i pafajshëm. Të gjithë të pandehurit u gjykuan në mungesë. Njëri prej atyre që u dënua me burgim të përjeshëm është Manuel Contreras, shefi i policisë sekrete gjatë dikaturës së Pinochetit. Ai gjendet aktualisht i burgosur në Kili.

Shtetasit francez u zhdukën në Kili gjatë viteve 1973 dhe 1975. Ndër të zhdukurit është edhe një ndihmës i presidentit marksist Salvador Allende, i cili u rrëzua nga pushteti nga Pinochet gjatë një grusht shteti të përgjashkshëm në vitin 1973. Vet zoti Pinochet u përfshi në vrasje dhe krime të tjera që ndodhën gjatë kohës që ai drejtoi vendin. Ai vdiq në vitin 2006 para se të përballej me gjykimin.