Njoftimet ruse të lajmeve thonë se një gjykatë vendosi se Mikail Kodorkovski dhe partneri i tij i biznesit janë fajtorë për përvetësimin e pasurive të të tjerëve.
Vendimi do të thotë se ata të dy janë shpallur fjator për vjedhjen e naftës nga ish kompania Jukos e Kodorkovskit.
Gjykatësi ende nuk e ka bërë të njohur dënimin.
Ish shefi ekzekutiv i kompanisë Jukos, Kodorkovski, i cili dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, dhe partneri i tij Platon Lebedev, akuzohen se kanë përvetësuar 350 milion ton naftë dhe se kanë pastruar rreth $25 miliard dollarë të ardhura.
Të dy të pandehurit i mohojnë akuzat duke thënë se po akuzohen pa të drejtë vetëm se kanë kundërshtuar politikat e Kremlinit.
Kodorkovski është tani pranë përfundimit të dënimit të tij 8-vjeçar për mashtrim dhe mospagim taksash.