Seminar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë

  • Leonat Shehu

Seminar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë

Në Prishtinë po zhvillon punimet Seminari i 29-të ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku një numër i konsiderueshëm studiuesish nga vende të ndryshme të botës po japin ndihmesën e tyre në fushën e Albanologjisë. Ndonëse i paraparë si një tubim shkencor që në themelimin e tij më 1974, seminari ishte edhe pjesë e zhvillimeve politike, ndërsa organizatorët thonë se ai ishte ngjarje shkencore dhe kulturore me dimension edhe kombëtar.