Obama: Alternativa ushtarake, e hapur nëse Teherani ndërton armë bërthamore

  • Ardita Dunellari

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ai është serioz rreth përdorimit të veprimeve ushtarake kundër Iranit nëse Teherani ndërton armë bërthamore.

Në një intervistë të dhënë sot, presidenti i ka thënë revistës Atlantic se “të gjitha alternativat janë në tryezë” në lidhje me Iranin, përfshirë “përdorimin e forcës”.

Komentet e presidentit Obama vijnë në një kohë kur janë rritur shqetësimet globale rreth programit bërthamore të Iranit dhe mundësisë së një veprimi parandalues nga ana e Izraeli. Ai ka tha se qeveria e Izraelit e kupton se si president i Shteteve të Bashkuara, ai është serioz mbi këtë dhe nuk “i trembet syri”.

Një luftë e mundshme mes Izraelit dhe Iranit, dhe pasojat e saj rajonale dhe globale, janë shqetësim i madh për presidentin Obama. Të hënën presidenti Obama do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu në Shtëpinë e Bardhë.