Bie mbështetja për ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingritch

  • Zëri Amerikës

Bie mbështetja për ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingritch

Pasi ishte në krye të listës mes kandidatëve republikanë që kërkojnë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale, pozita e ish-Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingritch është lëkundur, pas një numër reklamash negative nga rivalët e tij.

Ai ka pësuar sulme personale nga ish-guvernatori i Massachusetsit Mitt Romney dhe kongresmeni Ron Pol, të cilët tani kryesojnë anketimet në prag të zgjedhjeve paraprake të Iowas, që mbahen më 3 janar. Por në një intervistë që dha sot për rrjetin televiziv Fox News, Gingritch tha se ai ende mund të sigurojë një numër të jashtëzakonshëm përkrahësish në Iowa.