Një miliarder premton 7.5 milionë dollarë për Monumentin e Uashingtonit

  • Zëri Amerikës

白宫

Një miliarder amerikan po dhuron 7.5 milion dollarë që nevojiten për të riparuar Monumentin e Uashingtonit, i cili u dëmtua gjatë një tërmeti vitin e kaluar.

Dhurata e David Rubenstein barazohet me fondet federale që Kongresi miratoi në dhjetor për këtë monument.

Një njoftim i Departamentit të Pasurive Natyrore ka cituar zotin Rubenstein të ketë thënë se rihapja e monumentit 169 metra të gjatë do të ndihmojë që njerëzit të mësojnë më shumë për historinë amerikane.

Monumenti i Uashingtonit është një nga monumentet më të famshme të Shteteve të Bashkuara, që ndodhet atje që në vitin 1884.

Tërmeti i 23 gushtit të vitit të kaluar dëmtoi obeliskun prej graniti, ku të krisurat më të mëdha u ndjenë në pjesën e sipërme të monumentit.