Vdiq në moshën 92 vjeçare, këngëtarja dhe aktorja legjendare e Hollivudit Lena Horne.
Në moshën 16 vjeçare, Horne iu bashkua korit në Klubin Cotton, klubi i famshëm i Harlemit ku afrikano-amerikanët interpretuan para se të lejoheshin para audiecës me të bardhë.
Ajo u bë këngëtare e famshme në klubet e jazit nga vitet 1940 deri në 1960. E njohur për bukurinë e saj, Horne vazhdoi të regjistronte muzikë deri në vitet 1990.
Interpretimi i saj në filmin muzikor Stormy Weather në vitin 1943 ishte një triumf. Ajo interpretoi kolonën zanore të filmit që u bë kënga me të cilën ajo do të shquhej.
Horne mund të ishte bërë një yll i shquar i kinematografisë por ky drejtim në karrierën e saj u bllokua nga praktika e diskriminimit racor në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të shekullit të 20.