Marrëveshje bashkëpunimi në shkencë dhe teknologji mes SHBA dhe Serbisë

  • Zëri Amerikës

Marrëveshje bashkëpunimi në shkencë dhe teknologji mes SHBA dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe teknologjisë sot në Uashington.

Nënsekretarja për Demokraci dhe Çështje Globale, Maria Otero tha se marrëveshja përshkruan kuadrin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe universiteteve serbe dhe organizatave shkencore. Otero, e cila nënshkroi dokumentin në emër të Shteteve të Bashkuara, tha se shkëmbimet shkencore janë pjesë e rëndësishme e diplomacisë amerikane.

Ajo tha se asnjë vend nuk mund të punojë i vetëm në kërkimin e zgjidhjeve shkencore për problemet botërore si ngrohja globale.

Ministri serb i Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë, Bozhidar Gjeliç, nënshkroi marrëveshjen në emër të vendit të tij. Ai tha se shkencëtarët serbë mezi presin që të punojnë me kolegët e tyre në Shtetet e Bashkuara.