25 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

  • Keida Kostreci

Ambasada e Shqipërisë në Uashington mbajti një ceremoni të enjten me rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri. Në pritjen e organizuar nga ambasadorja Floreta Faber, merrnin pjesë ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ish-ambasadorët Alexander Arvizu, John Withers, Marcie Ries dhe Marisa Lino. Në ceremoni ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadorja Faber, drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi dhe ambasadori Lu përshëndetën këtë përvjetor të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet diplomatike u vendosën fillimisht në vitin 1922 dhe u ndërprenë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939. Megjithë një përpjekje për të rilidhur marrëdhëniet në vitin 1945, ato mbetën të ndërprera gjatë regjimit komunist.

Your browser doesn’t support HTML5

US-Albania relations