Shqipëri: Përmbytjet rrezikojnë Jugun dhe Veriun

Your browser doesn’t support HTML5

Moti i keq me reshje të mëdha shiu vazhdon në Jug të Shqipërisë duke sjellë përmbytje dhe rrezik për mjaft zona. Autoritetet bënë thirrje për evakuim nga zona e Fierit dhe e Vlorës të dhjetëra familjeve që rrezikojnë të përmbyten nga Lumi Vjosa, ndërsa në Gjirokstër reshjet kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe dëme të mëdha në shtëpi dhe biznese. Korrespondenti ynë Ramond Kola sjell hollësitë.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëri: Thirrje për evakuim në zonat që mund të përmbyten nga Vjosa

Për shkak të rreshjeve të rëna në 24 orët e fundit, Koorporata Elektroenergjitike e Shqipërisë urdhëroi sot hapjen e tuneleve të shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës, që është edhe hidrocentrali i fundit në Kaskadën e Lumit Drin. Specialistet e koorporatës thonë se shkarkimet janë të detyruara dhe se ato nuk rrezikojnë përmbytje në Nënshkodërs pasi niveli ujit në lumejt Drin, Bunë dhe Kir është i ulët.Koorrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte sot në Vau Dejës.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëri: Shkarkim i detyruar në hidrocentralin e Vaut të Dejës