Ish-Ministri Imami: Procedura joligjore për kallzimin

Në Shqipëri ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili është denoncuar për korrupsion, deklaroi sot se për kallzimin ndaj tij janë ndjekur procedura joligjore.
Zoti Imami kërkoi sqarime se kush ishin ekspertët që kishin verifikuar dokumentacionin, përsa kohë sipas tij raporti i auditit të brendshëm nuk është përfunduar, ndonëse sic tha ai, edhe ky raport nuk ka gjetur shkelje që mund të ndiqen penalisht. Ai deklaroi se në një shtet të së drejtës nuk mund të ketë hetime nga persona të pautorizuar me ligj.
Dy ditë më parë ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli njoftoi se kishte bërë denoncim ndaj ish ministrit Imami për afera korruptive, që përbënin, sipas saj, vepra penale të “shpërdorimit të detyrës”, “shpërdorimit të kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Zoti Imami akuzohet së bashku me katër ish zyrtarë të tjerë, për një fond prej afër 1.2 milion dollarësh të dhënë për reklama televizive. Por ai i hodhi poshtë si të paqena akuzat, duke folur për një hakmarrje sipas tij personale dhe politike nga ana e kryeministrit Edi Rama