Në Shqipëri u zbuluan këtë vit 102 raste të reja të personave të prekur nga HIV / AIDS. Sivjet 14 vetë humbën jetën nga kjo sëmundje. Ndërgjegjësimi dhe informimi për rreziqet e saj është ende i pamjaftueshëm dhe rastet e reja janë zbuluar në një fazë të vonë të sëmundjes.
Your browser doesn’t support HTML5
Shtohen rastet e virusit Hiv në Shqipëri
Shqipëria zbuloi këtë vit 102 raste të reja personash të prekur nga HIV AIDS, duke e ngritur në 984 numrin e përgjithshëm të viktimave të kësaj sëmundje, ndërgjegjësimi për të cilin është ende i pakët.
Pjesa më e madhe e të prekurve të rinj nga sëmundja janë të moshave 18-24 vjec dhe dhe 25 34 vjec, pra mosha të reja, të cilat në mbi 90 për qind të rasteve e kanë marrë sëmundjen nga mospërdorimi i masave mbrojtëse, nga mosinformimi.
E veçanta e këtij viti është numri i lartë i vdekjeve në radhët e tyre, sepse 14 persona me HIV kanë humbur jetën.
Një pjesë e tyre janë aq të dëshpëruar sa kanë hequr dorë nga mjekimi dhe kanë humbur jetën dhe janë drejt vdekjes pa asnjë mbështetje, thotw drejtuesja e shoqatws sw personave me HIV / AIDS.
Numrat në rritje për personat e prekur janë shumica raste të zbuluara shumë me HIV /AIDS dhe mjekimet nuk japin efekt të shpejtë.
Veprimtarët e kësaj fushe theksojnë se përveç vëmendjes së pakët dhe mjekimeve të pamjaftueshme, personat e prekur nga AIDS vuajnë shumë edhe nga stigma dhe diskriminimi.
Hapi më pozitiv kundër kësaj sëmundje këtë vit, pohojnë veprimtarët, ishte futja në protokollet mjekësore e testeve për HIV tek nënat gjatë shtatzanisë, e cila zbulon në kohë të hershme sëmundjen dhe rrit mundësitë e mjekimit të saj.
Kjo erdhi pas disa vite përpjekjesh dhe pas disa rastesh të transmetimit të sëmundjes tek fëmijët.
Gjendja e HIV/Sidës në Kosovë
Në Kosovë aktualisht numërohen 110 perona të prekur me virusin HIV/AIDS, ndërsa rasti i parë është regjistruar 30 vjet më parë. Gjatë vitit 2016 janë regjistruar dhjetë raste të reja. Gjykuar nga shifrat Kosova është në radhën e vendeve me shkallë shumë të ulët të të infektuarve, por specialistët thonë se pavarësisht numrit, ajo radhitet në mesin e vendeve me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Your browser doesn’t support HTML5
Raste të reja të Sidës në Kosovë