Ministri i jashtëm shqiptar për vizitë në Maqedoni

  • Isak Ramadani
Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi po qëndron për vizitë në Maqedoni. Ai është pritur nga kolegu i tij maqedonas Nikolla Poposki, nga zv.kryeministri për Integrimet Evropiane, Fatmir Besimi dhe nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov.
Ministri Bumçi ka biseduar me zyrtarët maqedonas në lidhje me thellimin e marrëdhënieve në më shumë fusha midis dy vendeve.

Your browser doesn’t support HTML5

Ministri Aldo Bumçi viziton Maqedoninë

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit ndihmon përparimin e proceseve demokratike, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.
Ministri shqiptar u ka rekomanduar shqiptarëve të Maqedonisë që të jenë pjesë e proceseve integruese dhe demokratike të këtij vendi, ndërsa ka shprehur kënaqësinë që shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së Maqedonisë.
“Ne besojmë që zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë i shërben interesit më të mirë të Maqedonisë dhe interesit të qytetarëve”, është shprehur gjatë një konference për shtyp, ministri i jashtëm Aldo Bumçi.
Ai do të shkojë në Tetovë ku do të flasë para një audience në Universitetin Shtetëror të këtij qyteti dhe do të takohet me drejtuesit poitik, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.