Franca po ndeshet me një valë protestash kundër reformave të programit të pensioneve.
Sindikatat u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre të dalin në masë për në 230 demonstratat e organizuara sot.
Në shtator, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një plan për të rritur moshën minimale të pensionit nga 60 në 62 vjeç brenda vitit 2018.
Dhoma e Ulët pritet ta debatojë planin në ditët e ardhshme. Qeveria thotë se rritja e moshës është e domosdoshme për të reformuar sistemin joefikas të pensioneve. Franca është një ndër vendet me moshën më të ulët të pensionit në Evropë.