Sot një vetëvrasës sulmoi një treg të hapur plot me njerëz në qytetin e Kaukazit Verior Vladikavkaz duke vrarë të paktën 16 persona dhe plagosur rreth 100 të tjerë.
Hetuesit rus thanë se autori i sulmit aktivizoi një bombë që peshonte 30 kilogramë pranë hyrjes kryesore të një tregu pak para mesditës sipas kohës lokale.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Një sulm me bombë në të njëjtin vend në vitin 1999 vrau më shumë se 50 njerëz. Një sulm tjetër i kryer në vitin 2001 vrau 6 persona.
Presidenti Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin premtuan se do t’i ndjekin ata që kanë organizuar sulmin e fundit.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin dhe u ofroi ngushëllime “popullit të Osetisë Veriore të cilët kanë përjetuar veprime të tmerrshme terrorizmi.”