Ambasada e SHBA, zhgënjim për komentin e Ramës

Ambasada amerikane në Tiranë shprehu sot zhgënjim lidhur me komentet që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri në Prishtinë për Kosovën dhe Shqipërinë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

US embassy in Tirana tweet

Ambasada thotë në një koment në Twitter se "gjuha e shkujdesur për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje."

"U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lenë mënjanë gjuhën përçarëse të së kaluarës," thuhet në komentin e ambasadës amerikane në Tiranë.