Amerikanët shtojnë kursimet

  • Zëri Amerikës

Amerikanët shtojnë kursimet

Qeveria amerikane thotë se të ardhurat për punonjësit amerikanë u rritën gjatë dhjetorit, duke i lejuar ata të vendosin më tepër para nga kursimet në llogaritë e tyre bankare, edhe pse shpenzimet e konsumatorëve nuk shënuan rritje.

Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë 70 për qind të eknomisë amerikane. Por qeveria tha sot se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar pati pak rritje të konsumit edhe pse ishte stina e festave, kur zakonisht shtohen shpenzimet për dhurata.

Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, u rrit me një ritëm të ngadaltë gjatë vitit 2011, vetëm 1,7 për qind. Por gjatë tremujorit të fundit të vitit, tetor-dhjetor ekonomia amerikane u rrit më shumë se gjatë muajve të tjerë të vitit, me 2,8 për qind.

Rezerva Federale parashikon që rritja për vitin 2012 do të jetë 2,7 për qind.