Apple arrin rekorde të reja shitjesh dhe fitimi

  • Zëri Amerikës

Apple products are displayed in the window of an Apple Store in San Francisco, California, January 24, 2012.

Kompania e teknologjisë me qendër në Shtetet e Bashkuara Apple ka arritur rekorde të reja shitjesh dhe fitimi si pasojë e rritjes së kërkesës për produktet e saj iPhone dhe iPad.

Kompania Apple tha se, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2011, fitimet e saj kanë arritur vlerën 13 miliardë dollarë ndërkohë që shitjet kapën shifrën 46 miliardë dollarë. Ky është një nga tremujorët më fitimprurës në historinë e kompanive amerikane, ndërkohë që përfitimet e kompanisë Apple për atë tremujor kanë tejkaluar të ardhurat e përgjithshme të kompanisë së famshme të internetit Google, për të njëjtën periudhë kohe.

Qysh nga gushti i vitit të shkuar, Apple dhe korporata ndërkombëtare e energjisë Exxon kanë qenë rivale për postin e kompanisë më të madhe amerikane, në varësi të ecurisë së aksioneve të tyre në bursë.