Amir Sopa, 10 vjet burg për terrorizëm

  • Zëri Amerikës

Amir Sopa, 10 vjet burg për terrorizëm

Një gjykatë e Bashkimit Europian në Kosovë dënoi me 10 vjet burg një shqiptar për terrorizëm.

Zyrtarë të EULEX-it thanë sot se gjykata e shpalli fajtor Amir Sopën, pjesëtar të Armatës Kombëtare Shqiptare, për hedhjen e një rakete në zyrat e prokurorit të OKB-së në Prishtinë në vitin 2003.

OKB-ja, e cila qeveriste Kosovën në atë kohë, e ka deklaruar Armatën Kombëtare Shqiptare si organizatë terroriste.