15 të arrestuar pas incidentit në ambasadën amerikane në Bosnje

  • Zëri Amerikës

15 të arrestuar pas incidentit në ambasadën amerikane në Bosnje

Policia serbe tha se ka arrestuar 15 të dyshuar islamik radikal sot, një ditë pasi një person i armatosur që besohet të ketë lidhje me një grup radikal hapi zjarr në ambasadën amerikane në Bosnje.

Zyrtarët e ministrisë së brendshme serbe thanë se të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në tre qytete në Serbinë jugperendimore me komunitete kryesisht myslimane. Ata thanë se bastisjet kishin si objektiv mbështetësit e lëvizjes Vahabi, një degëzim strikt konservator i Islamit që dominon në Arabinë Saudite.

Të premten, personi i identifikuar si Mevlid Jasareviç hapi zjarr dhe plagosi një oficer policie në ambasadën amerikane në Sarajevë para se të plagosej nga një oficer i policisë dhe të arestohej.

Autoritetet thanë se ai është nga rajoni ku u kryen bastisjet e sotme dhe besohet të jetë pasues i Vahabizmit.

Ndërkohë policia ka shtuar sigurinë përreth ambasadës.