Sot për të tretën herë me radhë qytetarët e komunës së Gjilanit po votojnë për postin e kryetarit të komunës. Rivotimi në këtë komunë u vendos pas regjistrimit të parregullsive ne raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë komune konkurrojnë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor mbarëvajtja e procesit të votimeve po zhvillohet pa probleme.