Të paktën 25 vetë u vranë dhe 300 u plagosën dje në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, kur një protestë e të krishterëve koptikë lidhur me djegien kohët e fundit të një kishe, u përshkallëzua në trazira kundër sudimit ushtarak të vendit.
Protestuesit përdorën bomba zjarri, u vunë zjarrin mjeteve të ushtrisë dhe u përleshën me forcat e sigurimit në një nga përplasjet më të dhunshme në Egjipt që nga kryengritja e muajit shkurt që solli largimin nga posti të presidentit Hosni Mubarak.
Qindra protestues u përleshën me policinë, disa prej tyre shkatërruan asfaltin dhe përdorën gurrët si municion. Në një moment, një mjet i blinduar i forcave të sigurimit iu drejtua me shpejtësi turmës, duke shtypur disa nga protestuesit. Edhe dy ushtarë u vranë në përleshjet e djeshme.
Demostruesit e krishtetë thanë se manifestimi paqësor në lagjen kryesisht koptike Shubra u shndërrua në dhunë, kur grupi marshoi drejt ndërtesës së Radio-Televizionit të Egjiptit, ku një grup policësh me roba civile i sulmoi. Protestuesit shkuan më pas në Sheshin Tahrir, qendra e revolucionit të muajit shkurt.
Media shtetëroe njoftoi se kabineti i përkohshëm qeveritar i Egjiptit po mban një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar gjendjen. Ushtria vendosi ndalim-qarkullimin gjatë natës në Sheshin Tahrir dhe në lagjet përreth.