34-vjeçari indian shpik një mulli me erë të pazakontë

  • Zëri Amerikës

34-vjeçari indian shpik një mulli me erë të pazakontë

Një 34 vjeçar nga shteti indian Maharashtra, ka shpikur një mulli me erë krejt të pazakontë i cili prodhon energji elektrike në sasinë e dëshiruar.

Ky mekanizëm mund të instalohet kudo, thotë shpikësi Birudev Hazare, pra ndryshe nga mullinjtë e zakonshëm me erë të cilët duhet të vendosen në vende të ngritura.

Mekanizmi i ri prej 50 kuajsh fuqi, fillimisht kërkon energji elektrike për t'u vënë në lëvizje ndërsa pastaj nuk ka nevojë për asgjë tjetër, as për karburant.

Për shkak se krijuesi i tij nuk ka nivelin e kërkuar arsimor, ai nuk ka mundur të marrë patentë për këtë shpikje nga India por i është dhënë patentë nga Australia. Hazare thotë se do t'ja dhurojë paratë që do të fitojë nga kjo shpikje çdo njeriu që gjen një difekt në mekanizmin e tij.

Ai e ka krijuar mullirin e tij me erë pas shumë vite studimesh dhe arriti ta përfundojë atë vitin e kaluar me objektivin për të krijuar energji elektrike me anë të alternativave të gjelbëra. Nga shpikja e tij mund të përfitojnë mijra fshatra në Indi që nuk kanë energji elektrike.