Autorë të sulmeve vetvrasëse sulmojnë aeroportin në Mogadishu

  • Zëri Amerikës

Autorë të sulmeve vetvrasëse sulmojnë aeroportin në Mogadishu

Autorë sulmesh vetvrasëse në Somali kanë vrarë të paktën pesë veta gjatë një sulmi në aeroportin e Mogadishut.

Zyrtarët thonë se presidenti somalez Sharif Sheik Ahmed po takohej me një delegacion në aeroport rreth kohës kur ndodhi sulmi i sotëm. Ata thanë se delegacioni i kryesuar nga një përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Somalinë, është kthyer pa probleme në Kenia.

Grupi kryengritës somalez al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.

Sipas dëshmitarëve, dy automjete ishin afruar tek hyrja kryesore e aeroportit ku ndodheshin paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan. Disa persona kishin dalë nga makina e dytë dhe kishin filluar të qëllonin.

Dëshmitarët thonë se të paktën dy nga personat e armatosur kishin kaluar hyrjen dhe ishin afruar 200 metra pranë terminalit para se të hidhnin në erë jelekët e tyre me eksplozivë.