Autoritetet greke zhbllokuan pikat doganore me Shqipërinë

  • Raimond Kola

Autoritetet greke zhbllokuan pikat doganore me Shqipërinë

Autoritetet greke zhbllokuan sot pikat doganore me Shqipërinë duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të mallrave.

Greva e nëpunësve grekë të doganës u ndërpre gjatë paradites pas një vendimi të një gjykate greke në Athinë që e shpalli grevën të paligjshme.

Bllokimi i paralajmëruar i shërbimeve doganore në kufi me Greqinë për dhjetë ditë kishte shkaktuar shqetësim, veçanërisht tek rrethet tregëtare që realizojnë shkëmbime me vendin fqinj.

Grevat e një-pas-njëshme të doganierëve grekë i kanë shkaktuar doganave shqiptare humbje të mëdha financiare nga mosvjelja e të ardhurave doganore.