Autoritetet ndjekin me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës

  • Zëri Amerikës
    Prishtinë

Autoritetet ndjekin me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës

Në Kosovë autoritetet thanë se po ndjekin nga afër zhvillimet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe pas njoftimeve se atje mund të miratohet një deklaratë për pavarësinë e asaj zona nga pjesa tjetër e Kosovës. Ndonëse nuk është pohuar zyrtarisht, duket se paralajmërimet e tilla kanë nxitur edhe një takim më dyer të mbyllura ndërmjet udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe diplomatëve të vendeve më me ndikim.