Banka Botërore thotë se po përgatitet t’i japë Brazilit 485 milionë dollarë ndihma pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut që shkatërruan disa pjesë të vendit.
Zyrtarët e bankës thanë se shpresojnë të miratojnë këstin e parë gjatë javëve në vazhdim.
Ndërkohë numri i vdekjeve nga katastrofa është tani më shumë se 700. Ekipet e shpëtimit përfshirë helikopterë ushtarakë, vazhdojnë operacionet.