Barcelonë: një mikrobus hyn në mesin e kalimtarëve

Policia në qytetin e Barcelonës në Spanjë tha se një mikrobus hyri në mes të kalimtarëve në trotuar në lagjen historike Las Ramblas.

Policia njoftoi në Twitter se ka disa të plagosur. Sipas gazetës El Pais, një numër personash u panë të shtrirë në tokë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe dyqanet janë mbyllur. Dëshmitarët përshkruajnë një skenë kaosi dhe njerëzit që vraponin ku të mundnin.