Basha: dialog për reformën

Kryetari i opozites Lulzim Basha

Në Shqipëri kryetari i opozitës Lulzim Basha kundërshtoi sot variantet që po diskutohen për reformën administrativo territoriale duke i quajtur ato jo funksionale. Ai bëri thirrje për dialog me shumicën për një zgjidhje të qëndrueshme.

Your browser doesn’t support HTML5

Basha reagon për reformën territoriale



Zoti Basha foli në një konferencë të të zgjedhurve vendorë të së djathtës. Ai tha se thirrja drejtuar shumicës është sipas tij thirrja e arsyes, duke paralajmëruar se në rast se qeveria nuk ulet në dialog me ta dhe me qytetarët atëherë do të ketë protesta në rrugët e sheshet e vendit.

Opozita nuk u përfshi në komisionin parlamentar të reformës territoriale pasi sipas saj, shumica nuk i ofroi garancitë për miratimin me konsensus.

Ajo nuk ju përgjigj as thirrjeve për të paraqitur vërejtje apo propozime kur u bë dhe përzgjedhja e varianteve të ndarjes së re. Shumica parashikon që brenda datës 15 korrik të mbyllë konsutimet publike, për tja kaluar më pas cështjen parlamentit për miratim