Bashkimi Evropian kërkon kontroll të rreptë të centraleve bërthamore

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Evropian kërkon kontroll të rreptë të centraleve bërthamore

Udhëheqës të Bashkimit Europian po bëjnë thirrje për kontrollin e përgjithshëm të impianteve bërthamore, mbas krizës bërthamore në Japoni.

Duke folur sot në përfundim të takimit dy ditor në Bruksel, presidenti i BE Herman Van Rompuy mbështeti idenë një rishikim mbarëbotëror të impianteve bërthamore, duke thënë se rreziku nuk ndalet në kufijtë e Europës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për prova të njëjta dhe për vendosjen e standardeve më të larta të mundshme, si në nivelet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

Ministrat e energjisë së BE ranë dakort në fillim të kësaj jave për nevojën e kontrolleve të gjera të sigurisë, por nuk kanë arritur në ndonjë vendim për kriteret e testeve. Qeveritë deri tani kanë thënë se testet duhet të jenë vullnetare.

14 vende në bllokun me 27 anëtarë prodhojnë energji bërthamore, por të gjithë anëtarë e BE mund të preken në rastin e ndonjë aksidenti serioz.