BE takim në Bruksel, diskutohet situata në Libi dhe kriza ekonomike

  • Zëri Amerikës

BE takim në Bruksel, diskutohet situata në Libi dhe kriza ekonomike

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Libi dhe krizën ekonomike në Evropë. Disa vende anëtare shprehën rezerva për qëndrimin e Francës ndaj Libisë duke theskuar rëndësinë e një qëndrimi të përbashkët.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy u përball me presion në rritje sot nga udhëheqësit e BE-së, të pakënaqur me lëvizjen e tij duke njohur opozitën në Libi para diskutimit të një veprimi të përbashkët.

Kryeministri holandez Mark Rutte e cilësoi vendimin e qeverisë franceze si një lëvizje të çuditshme.

Ne kemi një traditë më shumë se 10 vjeçare, të njohjes së shteteve dhe jo të qeverive.”

Vendimi i presidentit Sarkozy për të njohur Këshillin e Përkohshëm Qeverisës në Libi la në hije përpjekjet e BE-së për të treguar bashkim në deklarimin e regjimit të Moamar Gadafit të përfunduar.

Anëtarë të tjerë të BE-së po bëjnë thirrje për maturi gjatë ditëve të luftimeve të vazhdueshme.

“Është e rëndësishme që vendet e Evropës të tregojnë vullnet politik, ambicje dhe bashkim për të qënë të qartë se kolonel Gadafi duhet të largohet. Regjimi i tij është i paligjshëm”.

Udhëheqësit e BE-së thanë se symini kryesor i takimit ishte t’i bëhej presion regjimit të Gadafit dhe t’u jepet ndihmë njerëzve në nevojë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gadafi duhet të largohet.

“Duhet të jetë e qartë se ai që lufton kundër popullit të vet, nuk mund të jetë bashkëbisedues me Bashkimin Evropian. Prandaj ne kërkojnë largimin e menjëhershëm të Gadafit.”

Të gjitha opsionet, përfshi zonën e ndalim fluturimit janë në tryezën e bisedimeve.

Udhëheqësit e BE-së diskutuan edhe për situatën ekonomike në vendet e eurozonës. Ata përshëndetën hapat e ndërmarra nga Irlanda, Portugalia dhe Greqia, përfshi përpjekjet e fundit të ndërmara nga Portugalia për të pakësuar defiçitin buxhetor.

Udhëheqësit e BE-së kërkojnë që Greqia të punojë më shumë për të zbatuar programin e reformave ekonomike sipas marrëveshjes me BE-në dhe FMN-në.

Kryeministri grek George Papandreu tha sot se vendi i tij ka bërë përpjekje për të reformuar ekonominë dhe se Evropa duhet të marrë vendime të fuqishme për të qetësuar tregjet financiare. Udhëheqësit e euro zonës diskutuan gjithashtu “paktin e konkurrencës” me shumicën e shteteve që kërkojnë që Gjermania të dalë e para me angazhimin për të forcuar fondin për ndihmën financiare të eurozonës. Pakti pritet të nënshkruhet zyrtarisht në fund të muajit.