BE, thirrje parlamentit malazez të arrijë marrëveshje mbi Ligjin Zgjedhor

  • Ali Salaj

BE, thirrje parlamentit malazez të arrijë marrëveshje mbi Ligjin Zgjedhor

Bashkimi Evropian i bën thirrje parlamentit të Malit të Zi që të arrijë marrëveshjen dhe konsensusin në miratimin e Ligjit zgjedhor, i cili mbetet njëri ndër kushtet për statusin e bisedimeve të Malit të Zi me BE-në.

Ligji i propozuar nuk arriti shumicën prej dy të tretave në parlament dhe ai u kundërshtua ashpër nga perfaqësuesit e pakicave në Mal të Zi. Në këtë kuadër Ligjin zgjedhor deputetët shqiptarë e shohin si një kthim mbrapa në të drejtat e arritura dhe ata këmbëngulin që të ruhet modeli ekzistues i njesisë së veçantë zgjedhore nga e cila dalin deri pesë deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit te Zi.