Bisedime me Iranin mbi programin bërthamor

Gjashtë fuqi botërore po diskutojnë me Iranin mbi programin e tij bërthamor
Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore kanë ndeshur në një pikë të vështirë pasi Perëndimi kundërshtoi thirrjen e Teheranit për zbutjen e menjëherëshme të sanksioneve ekonomike, ndërkohë agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se propozimet që janë parashtruar duhet të rishikohen thellësisht.

Negociatat në Bagdad u zgjatën edhe një ditë deri sot, pasi zyrtarët amerikanë dhe evropianë thanë se mbeten të angazhuar për t’i gjetur një zgjidhje ngecjes.

Përfaqësuesit perëndimorë paraqitën një paketë propozimesh dje, ku i bëhet thirrje Teheranit të kufizojë prodhimin e karburantit bërthamor në pasurimin deri në 20 përqind që konsiderohet vetëm një hap më larg nga ai që përdoret për prodhimin e armëve bërthamore. Plani kërkon gjithashtu mbylljen e uzinës iraniane të pasurimit të uraniumit që është ndërtuar brenda një bukeri ushtark praqë qytetit të shenjtë të Qom-it.

Në shkëmbim, grupi i gjashtëshesh, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania i kanë ofruar ndihma të ndryshme Iranit, përfshirë izotopet mjeksore, disa forma bashkëpunimi për sigurinë bërthamore dhe pjesë këmbimi për avionë civilë, për të cilat Irani ka shumë nevojë.