Në Bombei hapet java e modës

  • Zëri Amerikës

Stilistët e modës së fundit shfaqën veshjet e tyre të fundit të pazakonta me një dozë luksi ditën e parë të javës së modës dje në Bombei.

Modelet me veshje në ngjyra të ndryshme e pushtuan paserelën me sfilatën e tyre elegante.

Pëlhura me pika dhe lule dhe veshjet e punuara me grep ishin një pamje e zakonshme. Stilistët kishin gërshetuar tradicionalen me modernen në veshjet që kishin krijuar.

Java e modës vazhdon për pesë ditë dhe emrat më të njohur të modës do të marrin pjesë me krijimet e tyre në ditët në vazhdim.