Britania, thirrje për shtimin e trysnisë ndërkombëtare ndaj Sirisë

  • Zëri Amerikës

Britania, thirrje për shtimin e trysnisë ndërkombëtare ndaj Sirisë

Britania bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndërkombëtare ndaj Sirisë, ndërsa banorët dhe aktivistët e të drejta ve të njeriut thanë se forcat e sigurimit sulmuan qytetin Hama për të dytën ditë.

Aktivistët thanë se tanket siriane bombarduan qytetin sot, një ditë pasi aty u vranë të paktën 80 persona.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha sot se duhen vendosur sanksione më të ashpra kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, megjithatë diplomati britanik tha se ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare “nuk është një mundësi e largët”. Zoti Hague tha se vendet arabe, përfshirë edhe Tuqinë, duke të jenë mes vendeve, që i bëjnë presion Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar dhunën e përdorur nga forcat siriane të sigurisë. Presidenti Barak Obama tha dje se “është i skandalizuar” nga përdorimi i dhunës kundër civilëve dhe se njoftimet shokuese tregojnë karakterin e vërtetë të qeverisë së presidentit Bashar al Assad.

Rusia shprehu sot shqetësim rreth lajmeve për një numër të madh viktimash, madje bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës.